Health & Beauty

Po i pengon dermatologët të kenë qasje në disa trajtime mjekësore, rreziku i thonjve me xhel!

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit. Është me rëndësi të pini ujë dhe të konsumoni proteina dhe perime. Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat B posaçërisht biotina pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Ndërkaq, së fundmi dermatologët po shohin një rritje të numrit të njerëzve që zhvillojnë alergji të shkaktuara nga manikyrat me xhel që rrjedhin në lëkurë. Sipas tyre kimikatet e përdorura në këto manikyrë të njohura si metakrilate, mund të shkaktojnë një reaksion alergjik që çon në lirimin e thonjve, skuqje të rëndë të lëkurës dhe kruarje. Por alergjitë ndaj këtyre kimikateve po i pengojnë të kenë qasje në disa trajtime mjekësore, duke përfshirë heqjen e kataraktit, implantet e kyçeve dhe ato dentare.

Ata që vuajnë nga ky reagim nuk janë në gjendje të tolerojnë ekspozimin ndaj kimikatit, i cili përdoret në procedurat rutinë si mbushjet dhe implantet. Metakrilati është një përbërës kyç, i cili përdoret për të stabilizuar implantet e ijeve dhe të gjurit ose si mbushës kockash gjatë operacioneve të zëvendësimit të kyçeve. Në stomatologji, përdoret gjithashtu për mbushje dhe implante dentare. Por gjatë manikyrave me xhel, kimikatet mund të hyjnë në lëkurë kur llambat ultravjollcë të përdorura për ngurtësimin e çdo shtrese xheli, nuk përdoren për një kohë të mjaftueshme ose pajisja mirëmbahet keq.

Nëse xheli nuk “kurohet” mjaftueshëm, një reagim ndaj kimikateve mund të ndodhë në lëkurën rreth thonjve.  Sipas ekspertëve njerëzit mund të përjetojnë një sërë simptomash. Dermatologia Deirdre Buckley tha për BBC se:

Mund të variojë nga lirimi i thonjve deri tek rënia, mund të përfshijë një skuqje të rëndë në fytyrë, qafë, pjesën e sipërme të gjoksit. Njerëzit mund të kenë probleme me frymëmarrjen ose astma mund të përkeqësohet. Në raste, mund të përjetojnë gjithashtu buzë të fryra, plagë në gishta ose kutikula të kuqe dhe të fryra.

Ai hani shpesh thonjtë?! Sipas specialistëve, ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur për arsye se për shumicën e njerëzve, ngrënia e thonjve është një reagim nervozizmi ndaj situatave të caktuara apo pasojë e diçkaje që ata e bëjnë në mërzitje e sipër. Të gjithë ata që e vuajnë, luftojnë shumë për ta zhdukur. Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve. Fillo me disa analiza!