Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

“Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin rinis rrugëtimin në Top Albania Radio prej 1 Shkurtit!

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Kozeta Kurti është diplomuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në degën e Gazetarisë. Punën në radio e nisi në qytetin e saj në Durrës, në vitin 1998, për të vijuar më vonë, në vitet ‘00 me përvoja disa vjeçare në mediat kryesore në vend, si edhe në disa tituj të shtypit të shkruar. Gjatë këtyre viteve, është angazhuar si gazetare, kryeredaktore, autore e moderatore në disa programe të rëndësishme.

Prej afro pesë vjetësh, është producente e sipërmarrjes së pavarur artistike, me përvoja në produksione në fushën e muzikës dhe në skenën e teatrit. Është pedagoge në disa qendra të formimit profesional, në module me bazë komunikimin, si edhe është përkthyese e disa titujve në tregun e librit.

Ajo rikthehet në Top Albania Radio me programin “Back To The Beginning”, një program nostalgjik që rinis rrugëtimin prej 1 shkurtit.