Gardiani i portës së Barcelonës për muajt e ardhshëm do ntë jetë Inaki Pena Sotorres, vendim që është marrë ky në stafin katalanas sapo u konfirmua se Marc Ter Stegen do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të zgjidhur problemet me shpatullën që ju shkaktuan në pauzën e fundit të kombëtareve teksa ishte i grumbulluar me Gjermaninë.
Koha e rikuperimit do të jetë e gjatë, te Barça shpresojnë që ta kenë sërish Ter Stegen për 1/8 e Champions pranverën e ardhshme, duke marrë vendimin që gjatë kësaj kohe t’i besojnë portën Inaki Pena, i cili gëzon besimin e stafit por edhe të tifozerisë blaugrana falë paraqitjes së madhe me Porton ku ndihmoi për të certifikuar kalimin në 1/8 e Champions, por edhe me Atletikon e Madridit ku ruajti portën të paprekur.
Stafi teknik beson shumë te Inaki Pena, duke nisur nga Xavi, i pari që e grumbulloi në verë për të qëndruar me skuadrën e parë, pavarësisht se portieri i lindur në 1999 kishte oferta interesante nga skuadra të tjera të LaLigas, por edhe nga kampionatet e tjera elitare të Europës.
Profili i tij është shumë i ngjashëm me Ter Stegen. Për sa i përket temperamentit është i aftë të ruajë gjakftohtësinë në çdo situatë por edhe për sa i përket karakteristikave të lojës, duke i llogaritur mirë daljet apo lëvizjet e sulmueseve kundërshtarë teksa është mjaft i qetë edhe në momentin kur i duhet të luajë topin me këmbë. —SuperSport—