BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

BBV Live nga Shtëpia: Olta-Qetësorit: Gënjeshtar!/Molla e sherrit, Maestro!

Në Top Albania Radio rikthehet me diskutim të zjarrtë Big Brother Vip Live nga Shtëpia dhe molla e sherrit është Armaldo, i cili nga mbrëmë nuk është më pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Në panelin me Kiarën, Kristin, Oltën e Qetësorin, dy të fundit e nisën vrullshëm me akuza ndaj njëri-tjetrit për kurthe, intriga e përdorim të Maestros. Olta e akuzoi “vlonjatin” se gënjen kur sipas saj, “deri dje e shihte Armaldon fitues dhe tani thotë se deri diku e mendonte se ai do të largohej”.

Qetësori: Deri diku e mendoja që Armaldo do të largohej…

Olta e ndërpret: Gënjen se deri dje thoje se e sheh fitues…

Qetësori: Thoja se ka parametrat e një fituesi, Armaldo po përgatitej të dilte vetë të dilte

Olta: Ti doje të më nxisje mua, që përmes Armaldos të më fusje në kurth

Qetësori: Armaldo duhej të përballej me debatin e tij, atë personal

Olta: Kush je ti që e vendos këtë? Të mora veç e të thashë që kjo gjë nuk i bënte mirë.

Qetësori: Pse nuk i bënte mirë?

Olta: Se sot është jashtë, intrigën e bëre ti, e përdore këtë formë për të më nxitur mua. Unë të kam thënë se nëse fiton Maestro do të jetë i vetmi njeri nga i cili nuk do të më vijë keq

Qetësori e pranon se Olta ia ka thënë një gjë të tillë e ndërsa vijon debati, shprehet se synonte ta largonte Maestron nga ajo që e quan “butësi femërore e Oltës”, por refuzon fjalën “manipulim” të sugjeruar nga Kristi. Në vijim të debatit, Kiara e rikthen vëmendjen te pjesa që nga banorët po intepretohet gjerësisht si “prishje e aleancës Olta-Qetësor”.