Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.
Ditën e sotme Beniada është shprehur shumë e nervozuar dhe e zemëruar me disa komentues dhe komentet e tyre negative, ku shprehen edhe me fjalë ofenduese. Për këtë Beniada ka postuar një video, ku është shprehur shumë e revoltuar.
View this post on Instagram
Së fundmi vetë modelja tregoi më shumë rreth projektit për të cilin tha se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëroi se teksti nuk ka lidhje me jetën e saj private. Beniada theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.