Tech

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente”!

Unaza Black Shark është projekti më i fundit i Black Shark. Krahu i lojërave i Xiaomi është në fazat e avancuara të zhvillimit të pajisjes inteligjente dhe ka publikuar disa gjëra në llogarinë e saj zyrtare në Weibo. Aty, unaza shihet në ngjyrë argjendi, të zezë dhe të kuqe dhe është 2.2 mm e trashë.

Një vijë e hollë e zezë kalon në qendër të unazës dhe zgjerohet në një pikë. Black Shark reklamon se Unaza ka Smart Touch. Black Shark thotë se unaza do të ketë monitorim gjithëpërfshirës të shëndetit, rrahjet e zemrës, oksigjenin e gjakut dhe madje edhe temperaturën e trupit. Kompania nuk flet për qëndrueshmërinë e unazës, por thotë se kutia e tij e karikimit “e bën karikimin të përshtatshëm” dhe ka një jetëgjatësi të baterisë deri në 180 ditë. Kompania megjithatë nuk ka dhënë asnjë fjalë për disponueshmërinë dhe çmimin.

Rikujtojmë, se unaza Galaxy e Samsung do të jetë një pajisje e veshur me veçori që do të monitorojnë shëndetin e përdoruesit. Këto përfshijnë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin, ndërsa unaza inteligjente pritet t’u japë përdoruesve një rezultat gatishmërie për ditën e tyre.

Me pak fjalë, pajisja e re e Samsung ofron kryesisht disa funksione që ekzistojnë tashmë në orët inteligjente, por në një formë më elegante. Kreu i ekipit të shëndetit digjital të Samsung, Hon Pak, foli për përpjekjen e parë të kompanisë në unazat inteligjente, si dhe mendimet për një abonim në aplikacionin ‘Samsung Health’ dhe vizionin për një ‘trainer’ të asistuar nga AI. Ai tha se unaza është e pajisur me sensorë që mund t’i ofrojnë përdoruesit matje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes, sa shumë lëviz gjatë gjumit dhe sa kohë i duhet një personi që të bjerë në gjumë pasi të jetë në shtrat.