Lifestyle MeKast | News

Braziliania që po merr në qafë vajzat shqiptare/Të pasme me vaj silikoni në shtëpi, material që ka 20 vite që është hequr nga tregu! Ndoshta

Mbrëmjen e kaluar në podcastin “MeKast”, përvecse ka trajtuar histori të vërteta me personazhe të njohur, kanë trajtuar gjithashtu temën për ndërhyrjet estetike. Edisa ka qenë e ftuara e podcastit, e cila ka folur për ndërhyrjet e bëra në trupin e saj mirëpo ajo që ka shokuar publikun ka qenë rrëfimi i saj për një braziliane, e cila po merr në qafë shqiptaret, duke bërë të pasmet me silikon.

Ndoshta kjo është një eksperiencë jo shumë e mirë por dua ta them që kam bërë anësoret (të pasmet) por efekti është shumë i bukur, por gjëja me e keqe është marteriali, që nuk do ia sugjeroja askujt, me vaj silikoni. Janë mbushës të përhershëm. Vjen dikush që është me nënshtetësi braziliane. Mblidhen disa goca dhe e marrin brazilianen, duke paguar 3500 euro për person. Me kalimin e kohës kjo mund të shfaqë probleme serioze. Nuk mendoj që është doktoreshë por e ka të trashëguar nga dikush tjetër që nuk jeton më.

Procesi zgjat një orë e pak. Varet nga sasia që ti fut. Injektimi duhet të jetë i ngadaltë pasi ka rrezik vdekje. Nëse injektimi është i gabuar, ky material hyn dhe të bllokon venat dhe je në shtëpi, nuk ke ndihmë. Ai është i përherëshëm dhe nëse ndodh bllokimi i venave, kjo shkakton vdekjen.

Goca që ma ka bërë procedurën nuk më ka shpejguar asgjë, nuk ka folur fare. Madje, kur po bëja injektimin, po ndjeja mpirje, i thashë shoqes sime që ti thoshte që ta ngadalësonte sepse ndjeja dhimbje dhe mpirje. Eshtë në shishe plastike Megi, është vërtet vulgare. Shishja nuk ka asnjë emër pasi nuk lejohet. Ky materiali ka 20 vite që është hequr nga tregu në Amerikë dhe Europë por paska ardhur në Shqipëri.

Është e tmerrshme. Unë të gjithë informacionin e mora pasi e bëra këtë procedurë dhe është gabimi im që nuk më falet pasi kam përfunduar edhe infermjeri dhe duhet të kem informacion se cfarë fut në trup.

Shoqes sime i ka migruar, i është zhvendosur në zona që nuk duhet të jetë. I është zhvendosur tek pjesë e bikinit, në shtyllën vertebrale dhe për ta hequr duhet të bësh një ndërhyrje tepër të vështirë. Me kalimin e kohës forcohet dhe bëhet topa topa pasi është shumë i rëndë si material. Mund të shkaktojë bllokim të enëve të gjakut.

Edisa ka shpjeguar më tej se më këtë lloj materiali që ti ke në trup nuk mund të bësh gjëlpëra tek të pasmet pasi mund të prekësh materialin dhe të futet në vena dhe gjithashtu ilaçi nuk ka efekt.