Celebrities MeKast | News Showbiz

Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit/ Motrat Pojani në “MeKast”: Blerjet, udhëtimet apo makinat?

Tema që u trajtua mbrëmjen e kaluar në podkastin “MeKast” të motrave Pojani ishte si mund të dallohen personat e pasur dhe ata që shtiren si të tillë. Ato analizuan disa prej sjelljeve që karakterizojnë milionerët në vendin tonë.

Megi: Çfarë e bën një person në gjykimin tonë që të jetë i pasur?

Marsi: Të udhëtosh dhe të bësh blerje.

Megi: Sa herë në vit bëjnë pushime?

Marsi: Udhëton në fundjavë, unë e kam vënë re për shembull këta që haen ku e kalove fundjavën, janë shumë të shpeshta dhe janë çdo fundjavë.

Megi: Po veshjet?

Marsi: Ti ke aq lek çfarë do të blesh?!

Megi: Kryekëput Louis Vuitton, nuk është e bukur as për t’u parë.

Marsi: Unë mendoj që ky burrë ose grua është bërë me para pas vitit 2000.

Megi: Duhet të ketë domosdoshmërisht një orë të shtrenjë që e mban në përditshmëri?

Ina: Zakonisht këta që kanë shumë lek i koleksionojnë orat

Megi: A kanë një makinë të shtrenjtë?

Marsi: Po patjetër.

Ina: Jo gjithmonë.

Marsi: Nëse je shumë i pasur patjetër që do të ketë çdolloj makine, ai blen makina, i koleksionon.

Megi: Mbase nuk e ka në pasionet e veta të koleksionojë makina.

Marsi: Nëse unë nuk do të dija asgjë për të, ajo çfarë do të vija re, një njeri i rritur mirë domosdoshmërisht vjen nga një famije e mirë, po them që ka edhe para, për shembull Ina në tavolinë ka bërë një sjellje që do të tërheqë vëmendje, ai nuk e ka në lupë këtë sjellje dhe e kalon.