Celebrities Ju Flet Trupi

Ardi Asllani kritikon veshjen tradicionale të Rita Ora-s…Ja çfarë e shqetëson atë!

Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth veshjeve tradicionale të vendit tonë ishte i ftuar dizajnuesi i njohur, Ardi Asllani. Së fundmi, kënga e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes për faktin se në videoklip ajo shfaqet e veshur me motivet tradicionale të vendit tonë.

Por e gjithë veshja e Rita-s ka ngritur debate nëse me të vërtetë veshja ka qenë një veshje autentike shqiptare. Ja çfarë mendimi ka Ardi për këtë:

Veshja në tërësinë e saj është cool, trendi dhe e miksuar. Gjen metalin, të leshtën, tylin, dorezat apo lëkurën. Por veshjen autentike tonë siç është xhubleta te veshja e Rita-s nuk e gjeta. Ky detaj shumë i rëndësishëm mendoj se i ka shpëtuar dizajnuesit. Xhubleta e fundit në Shqipëri ka egzistuar rreth 120 vjet më përpara dhe teknika ka humbur komplet. 

Por nëse Ardi do të ishtë dizajnuesi i veshjes çfarë do të sillte ndryshe?

Mendoj që do të kisha qenë më i kujdesshëm. Veshja zakonisht nis me një skicë dhe stilistët kanë parë skicën dhe në bazë të saj kanë përceptuar të gjithë veshjen. Në skicë duhet të eliminohej gjithçka. Autorësia e veshjes nis nga skica. Stilistët që kanë bërë rikompozimin e veshjes nuk e njohin fare traditën e veshjes shqiptare. Vathët në pjesën e lartë të kokës nuk egzistojnë tek ne si dhe ornamentet në jelek nuk janë autoktone. Dorezat e kuqe janë pop dhe lidhen me çizmet e kuqe dhe këto nuk më shqetësojnë. Më shqetësojnë elementet e marra nga vendet e tjera që nuk janë fare shqiptare si kurora e kokës, pjesa e brezit, vathët, shamia e kuqe dhe pjesa e fundit.