Sport

Çerekfinalet e Champions League premtojnë sërish spektakël sonte, supersfida mes PSG dhe Barcelonës!

Pas dy ndeshjeve spektakolare të mbrëmjes së djeshme, Champions League premton sërish që të mbërthejë paraekranit të gjithë futbolldashësit me supersfidën “PSG-Barcelona” në kuadër të çerekfinaleve.

Ndeshja zhvillohet në Francë, në “Parkun e Princave”.

Pas dy ndeshjeve të së martës, sonte do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Ligës së Kampionëve.

Sa i takon formës që po kalojnë skuadrat, ajo franceze është më pranë titullit kampion në Ligue 1 ndërsa katalanasit po vuajnë për të gjetur formën e tyre të qëndrueshme dhe janë tetë pikë larg liderit në Spanjë.

Gjithashtu një tjetër përballje e fortë dhe interesante pritet të jetë ajo mes Atletico Madridit që eleminuan Interin dhe Borussia Dortmundit.