Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Akullorja me emrin e Erling Haaland del në treg më 19 shkurt nga Erling Haaland. Prezantimi i produktit të tij të ri është bërë nga sulmuesi i Manchester City, i cili ka zbuluar se akullorja do të mbajë emrin e tij dhe do të dalë në shitje më 19 shkurt në Norvegji. Në paketimin e akullores është një foto e Haaland duke festuar një gol me kombëtaren norvegjeze. Prodhimi do të ndërmerret nga kompania Henning Olsen.

2. Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Ylli i muzikës pop ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe të këndojë në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai. Në njoftimin e saj, Bebe shprehu dashurinë dhe përkushtimin ndaj fansave të saj në Lindjen e Mesme, duke shkruar:

Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty.

3. I ftuar mëngjesin e kësaj të enjte në studion e “Wake Up”, ka qenë i eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta. Ai foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, por duke shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe kë sheh si më të fortë…

Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë.

4. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Teksa po diskutonin në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partnerja e re e Stresit, Elona i drejtoi një pyetje:

Elona: Ke patur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë nga gocat që është brenda në Big Brother?

Stresi: Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. ç’rëndësi ka. Nejse.

5. Në fillim të kësaj jave, Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë për të treguar nga një sekret. Më pas të gjithë do të tentonin të gjenin se kujt i përket secili sekret dhe ai që gjen më shumë, do të bëhet lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këngëtari Endrik Beba tregoi se në moshën 20-vjeçare është njohur me një vajzë më të madhe ai në moshë, në një ndër lokalet e Tiranës, aty ku dhe punonte. Endriku shton se më pas vazhdoi një romancë me të. Ai tha se më vonë zbuloi se ajo ishte pedagogia e tij, lëndët e së cilës i kishte marrë 10 megjithëse nuk shkonte asnjëherë në mësim.