Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Ronaldo Sharka ka qenë këtë javë i ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një analizë të lojës së deritanishme të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Për Ronaldon, Meriton Mjekiqi mund të jetë pretendent për fitues këtë “Big Brother VIP Albania 3”. Gazetari tha se Meritoni është përfaqësuesi më i mirë i Kosovës, madje shtoi se ka ditur sesi ta përdorë lidhjen që ka krijuar me Ilnisën.
Meriton Mjekiqi është një nga banorët më interesant që ka pasur “Big Brother VIP” tre vitet e fundit. Nga shqiptarët e Kosovës ai është përfaqësuesi më i mirë. Meritoni krijoi një lidhje dashurie që e dinte që do gjykohej po nga ana e tjetër e dinte se do përqafohej. Ata kurrë nuk e hodhën poshtë njëri-tjetrin. Ai nxorri një nga pretendentet nga shtëpia, Egla Cenon. Meritoni është pretendent shumë i mirë për fitues. Ndoshta këtë vit 100 mijë euroshi mund të shkojë në Kosovë.
2. E ftuar në studion e “Wake Up” pak ditë më parë ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera… E pyetur se kush e fiton këtë “Big Brother VIP 3”, Rikja u shpreh:
Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por nga fundi nuk të lë Deda.
3. E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Zhaklina Gjolla, njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 2”. Zhaklina ka folur më shumë mbi lojën e banorëve të këtij edicioni, por dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi. Zhaklina bëri dhe një deklaratë surprizuese, ku u shpreh se:
Në fillim të “Bigut” kam menduar se Roza ka pasur pëlqim për Romeon. Shihja disa shkëndija shumë të forta, por e kanë ndaluar. Vija bast se në fillim Romeo iu fut kësaj lidhje me Heidin sepse ishte më mendjelehtë. Po të kishin krijuar një romancë do të kishin një grup mjaft të madh fansash të vjetër të tyre. Do më dukeshin interesant. E shoh që edhe kur bëjnë ndonjë debat, ka një lloj flirti e një lloj joshje.
4. I ftuar nëpërmjet një lidhje me Skype nga Italia për studion e “Wake Up”, ka qenë Daniele Fortuzzi, i cili është menaxheri i Heidi Bacit. Ai na ka folur më shumë se si i duket Heidi në këtë rrugëtim të saj, por dhe pse ajo vendosi që ta përjetonte këtë eksperiencë në Shqipëri. Si duket kjo përvojë në krahasim me “Grande Fratellon”?
Përvoja e “Grande Fratello” ishte e kufizuar për atë që ndodhi. Ndërkohë që kam parë që ajo që ka bërë në “Big Brother VIP” ka qenë më e bukur dhe aty është treguar Heidi e vërtetë. Me ka thënë që ka pasur dëshirë të bëjë diçka në vendin e vet. E ka shfaqur veten në mënyrë më të hapur aty.
5. E ftuar së fundmi në “Big Brother Radio” ishte Sara Gjordeni, e cila analizoi dhe komentoi disa nga banorët dhe situatat e “BBV3”, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera. Për kë bën tifo ish-banorja?
Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.