Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh?! Futbollisti i njohur shpreh hapur pëlqimin e tij ndaj Kidës?!

Valon Berisha, futbollisti me origjinë shqipare ka qenë së fundmi i ftuar në një emision televiziv, ku nuk kanë kursyer detaje nga jeta e tij profesionale dhe personale.

Një ndër pyetjet me “spec” të gazetarit ishte në lidhje pëlqimet e Berishës, ku ky i fundit nuk nguroi të na tregojë më shumë rreth kësaj teme. I pyetur se cila nga këngëtaret shqiptare i pëlqente dhe se do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e këngëtares, Kida.

Ai u tregua kaq i drejtpërdrejtë me publikun, duke e shfaqur në mënyrën më të bukur pëlqimin ndaj bukuroshes. Por, nuk e dimë ende si do e ketë pritur Kida këtë deklaratë të futbollistit shqiptar.

Sakaq, në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Kida ka pranuar se nuk ka qenë kurrë në një lidhje, dhe mesa duket i është përkushtuar më shumë se çdo gjëje tjetër, muzikës. Bëjmë me dije se Kida është në kulmin e suksesit të saj, duke shijuar këngën më të fundit “Lila”, në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. Ndërkaq, jemi në pritje të hiteve të tjera të saj, ashtu siç vetëm ajo di të na surprizojë.