Celebrities Ku ke humbur? | News Magazine

“Çfarë u bë me Bleonën?”/ Aida Shtino tregon sesa njerëz të humbur janë gjetur gjatë 12 viteve!

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku Ke Humbur” me Jonida Aliçkollin. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. E ftuar në këtë episod ka qenë moderatorja e mirënjohur Aida Shtino, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.

Edhe pse ka kohë që emisioni “Njerëz të humbur” nuk ekziston më në Shqipëri, Aida u shpreh se ende shumë njerëz e kontaktojnë atë për t’i ndihmuar të gjejnë të afërmit e tyre.

Vazhdojnë ende të më shkruajnë në rrjetet e mia sociale. Në email më shkruajnë për rastet që unë kam pasur që janë denoncuar në emision, por edhe raste të reja. Kurse kur takoj njerëz kështu në rrugë më thojnë ‘çfarë u bë me Bleonën’. Me të gjithë ato rastet që unë kam kërkuar.

Përsa i përket rastiti të Bleonës, është një nga ato raste që është përfolur për episode të shumta në emisionin e saj, por që nuk është gjendur ende.

Jo, fatkeqësisht. Nuk ka qenë vetëm Bleona. Ne kemi trajtuar rastet e shumë fëmijëve, të cilët janë zhdukur dhe ka qenë një nga ato le të themi, se njeriu ke fëmija nuk i duron dot, sepse kur njeriu zhduket për një aryse dhe është në një moshë madhore janë shumë faktorë që ndikojnë, por tek fëmijët…Dhe rasti i Bleonës ka qenë një nga rastet ku ne me të vërtetë jemi lodhur shumë edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet enigmë.

Cila nga historitë që ka gjetur e ka bërën atë krenare për punën që ka bërë si moderatore dhe autore të këtij emisioni, ku gjatë 12 viteve kanë arritur të gjejnë plot 1200 persona?

Në fillim kur unë e kam nisur, nuk e kam menduar se do të merrte përmasa kaq të mëdha dhe ne do të ishim në rrugën e drejtë e do të gjenim njerëz të humbur, apo të zhdukur. Dhe unë që javën e parë, ne kemi arritur të gjejmë një person dhe ta kthejmë pas 11 vitesh. Ka qenë një histori që unë edhe tani që e kujtoj emocionohem, por më ka bërë të marr atë shenjën nga Zoti që të vazhdoj se jam në rrugën e drejtë. Unë se bëja dot vetëm pa patur një staf, sepse të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe stafi kemi qenë si një familje dhe kemi punuar me mish e me shpirt.