Botë e Çuditshme Love & Sex

Çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi!

Së fundmi, në rrjete sociale janë publikuar disa foto dhe video nga një dasmë në Zvicër, e rrethuar nga malet me borë. Postimi i Libanese Weddings në Instagram tregon hyrjen e pazakontë të nuses në një kub akulli pranë majës madhështore Matterhorn në Zermatt të Zvicrës, vend ky me 2,222 metra lartësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEBANESE WEDDINGS (@lebaneseweddings)

Dhe jo vetëm kaq. Çifti pozon brenda skulpturës prej akulli. Që kur u shpërnda, postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe ka ngjallur shumë reagime. “Kjo është fantazi që nuk do ta kisha menduar kurrë se do ta shihja”-shkroi një përdorues.