Health & Beauty

Dermatologia e njohur i thotë ‘Jo’ pastrimit të fytyrës më shumë se një herë në ditë!

Në dimër lëkura përballet me shumë problematika. Ndryshime të ndryshme duken menjëherë në lëkurë, veçanërisht në fytyrë, sepse ajo ekspozohet vazhdimisht. Një nga ritualet është pastrimi i lëkurës, të cilit duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë. Në dimër, lëkura mund të thahet aq thellë sa fillon të dëmtohet. Ka disa gjëra që duhen kushtuar vëmendje sepse jemi mësuar ta pastrojmë lëkurën e fytyrës dy herë në ditë. Megjithatë dermatologia amerikane Shereene Idriss tregon se kjo mund të dëmtojë lëkurën e fytyrës.

Ajo këshillon që të anashkalohen ritualet intensive të pastrimit.

Gjatë temperaturave shumë të ulëta, pastroni fytyrën vetëm në mbrëmje, por jo në mëngjes. Domethënë, nëse e teproni me pastrimin, funksioni mbrojtës i lëkurës gjatë temperaturave të ulëta do të dobësohet, gjë që mund ta shkatërrojë atë.

Ajo këshillon pastrues të butë me përbërës të tillë si ceramide dhe glicerinë. Ato me lëkurë veçanërisht të ndjeshme duhet të shmangin të gjitha formulat me aroma të shtuara, pasi ato shpesh mund të përkeqësojnë irritimin. Në dimër, lëkura mund të marrë një ton gri, por formula që dermatologia këshillon mund ta parandalojë këtë.

Bëni vetë përzierjen hidratuese me glicerinë. Receta është e thjeshtë, merrni glicerinë 100% të pastër në farmaci dhe përzieni në raport një me katër me ujë. Përzierjen mund ta ruani në një shishe sprej dhe ta aplikoni sipas nevojës gjatë gjithë ditës. Mos harroni të holloni gjithmonë glicerinën përpara aplikimit, pasi mund të ketë efekte anësore të pakëndshme, duke përfshirë edhe skuqjen.

Ajo këshillon glicerinën në ujë gjatë natës, në mënyrë që të zgjoheni në mëngjes me lëkurë të butë, si ajo e foshnjës. Mjekja ka gjithashtu linjën e saj të kujdesit të lëkurës, të quajtur Pillow Talk Derm dhe publikon video me këshilla në rrjete sociale.