Botë e Çuditshme Lifestyle

Dikur e pastrehë që flinte në zyrë, sot korr suksesin e kompanisë së saj gjigante!

Një grua që më parë flinte në një dyshek portativ në magazinën e saj sepse nuk mund të paguante qeranë, tani drejton një biznes disa milionë dollarësh. Australiania Hannah Drury nuk mund të paguante për një shtëpi të sajën gjatë kohës që punonte për të ngritur kompaninë e saj të qirinjve me aromë menteje ‘Peppermint Grove Fragrances’, një ide që i kishte lindur gjatë pushimeve të kaluara në Hong Kong.

Pasi u largua nga puna e saj si specialiste marketingu në Sydney, Hannah investoi çdo para që kishte në biznesin e ri, dhe detyrohej të flinte në punishten e saj të vogël që kishte marrë me qera në zonën Southern Highlands. 33-vjeçarja punonte asokohe 18 orë në ditë për qirinjtë me aromë dhe pas një viti tashmë puna e saj nisi të jepte rezultatet.

Pasi kanë kaluar tanimë 10 vite nga ajo kohë, kompania ‘Peppermint Grove’ është një grup me vlerë 25 milionë dollarë që shet rreth 100 000 produkte në  muaj. Hannah u shpreh për mediat vendase:

Është e pabesueshme të mendosh sesi nisi gjithçka dhe ku është tani. Është e vështirë të mendosh sesa shumë është përhapur firma. Kemi bashkëpunëtorë në 15 vende nga Australia, Zelande e Re, Singapori, Japonia, Korea, Britania dhe vendet arabe. Mua më pëlqejnë aromat dhe shpërndarësit e tyre por gjithnjë u fshihesha pasi në treg kishte shumë firma të reklamuara fuqishëm. Unë u nisa të krijoja objekte që të ishin dhe si dekor i shtëpisë përveç aromatizuesit. Biznesi kërkonte orë të gjata pune dhe fillimisht nuk mund të përballoja qiranë, por vendosmëria është çelësi.

Kompania ‘Peppermint Grove’ e nisi fillimisht me qirinj soje, por tani është zgjeruar për të krijuar dhe produkte vaske dhe kujdesi trupor. Hannah krijoi më tej një biznes të dytë në 2018, ‘Moss St. Fragrances’, për qirinjtë e luksit dhe kujdesin e trupit. Tashmë pas gati një dekadë pune Hannah ka punësuar 120 anëtarë stafi, edhe pse suksesi ka pasur kostot e tij.

Unë ende jetoj me karrierën time dhe kur shkoj me pushime puna është përsëri me mua. Por gjithsesi jam mirënjohëse dhe falënderoj stafin tim, klientët e furnizuesit që kishin besim te unë. Nëse nuk je i sigurt për diçka, fol, kërko këshilla ose opinione, por gjithmonë ndiq atë që të thotë instinkti yt gjatë rrugës.