Celebrities Gossip Showbiz

DJ dhe muzikanti skocez Calvin Harris paralajmëron largimin nga muzika!

Pasi mbushi 40 vjeç muajin e kaluar, DJ dhe muzikanti skocez Calvin Harris zbuloi në një intervistë në programin radiofonik Capital Dance se me siguri do të vazhdojë të jetë DJ vetëm për 10 vitet e ardhshme të jetës së tij. Fituesi i Grammy-t ka zbuluar se:

Gjithmonë kam thënë se kur të jem mbi 50 vjeç, nuk e shoh veten ende DJ Është një lloj i caktuar DJing. Në anën më komerciale, bëhet pak e dyshimtë. 

Më pas ai foli se si planifikon të ndryshojë karrierën e tij:

Mendoj se më mirë do të jem në studio duke bërë melodi, si producentët fantazmë. Unë mendoj se këtu është pjesa më e madhe e talentit tim, duke i bërë këngët të tingëllojnë mirë. Kështu që unë do të doja të bëj që regjistrimet e njerëzve të tjerë të tingëllojnë mirë.

Rikujtojmë, se Harris është i martuar me prezantuesen e Radio 1, Vick Hope.