Celebrities Magazine Music Pardon My French Showbiz

DJ PM zbulon super bashkëpunimin që vjen së shpejti me reperin Ledri Vula dhe Lumi B!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. Dhe në këtë episod, së bashku me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Cepanin, ka qenë i ftuar në pjesën e parë të programit DJ PM, i cili ka folur për projektet e tij të reja muzikre, lidhjen me Sarah Berisha dhe eksperiencën e tij si banor në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Duke qenë se ai dhe DJ Dagz krijojnë një dyshe të pandashme si nga ana profesionale, por edhe personale, e kanë menduar ata ndonjëherë të zgjedhin rrugë të ndryshme dhe të krijojnë karrierën e tyre veç njëri-tjetrit?

Jo, nuk e kemi menduar kurrë këtë pjesë dhe besoj që nuk kemi për ta menduar kurrë. Është e vërtetë që unë më herët kam qenë me KAOS që edhe ata janë ndarë, por nuk e di nëse e kanë pasur parimin ‘derisa vdekja të na ndajë’ siç e kemi unë dhe Dagz. Nëse vjen një moment që unë ose Dagz themi se duam t’i përkushtohemi familjes sepse nuk kam kohë për këtë pjesë është e kuptueshme sepse familja është mbi gjithçka.

Përsa i përket projekteve të radhës që mund të vijnë nga artisti, ja se çfarë na zbulon ai:

Kemi bërë një këngë me Ledrin dhe Lumin dhe po mendojmë që ta publikojmë nga maji kur të mbarojë Big-u edhe pse Ledri dhe Lumi nuk kanë nevojë për këtë pjesë. Por prap them që edhe kryeministrit i bie ajo vëmendja kur është Big Brother sepse masa i do ato, i do intrigat. Dhe besoj që pas Big-ut do ta lançojmë.