Auto & Moto Bota

Do të habiteni, ja sa kushton parkingu për gjashtë orë në Paris!

Autoritetet komunale në Paris duken të vendosura për t’u “shpallur luftë” shoferëve të SUV-ve. Parisienët miratuan në një referendum së fundmi një rritje të paprecedentë të tarifave të parkimit. Qëllimi është mbajtja larg e automjeteve të mëdha nga qendra e qytetit. Kostoja për jorezidentët për të parkuar SUV-të në rrethet qendrore të Parisit, në rrethet e numëruara nga 1 deri në 11, do të rritet në 18 euro (19,5 dollarë) në orë për dy orët e para, krahasuar me 6 euro në orë për makinat më të vogla.

Kjo nuk është e gjitha, çdo orë që kalon çmimet shumëfishohen. Një qëndrim gjashtë-orësh me një SUV do të kushtonte 225 euro (243 dollarë), krahasuar me 75 euro për automjetet më të vogla. Larg nga zemra e qytetit, në rrethet e jashtme të Parisit që numëroheshin nga 12 deri në 20, një shofer SUV jashtë qytetit do të paguante 12 euro në orë për dy orët e para, duke u rritur gradualisht në 150 euro për gjashtë orë.

Ndërkaq, automjetet janë ndaluar tërësisht nga disa rrugë, veçanërisht pranë lumit Seine që dikur ishte një autostradë e ngarkuar. Rikujtojmë, se australianët e kanë gjetur zgjidhjen ideale për parkimin e makinave dhe do të lehtësoje qindra e mijëra shoferë. Për shumë njerëz procedura e parkimit të automjeteve mund të jetë mjaft stresuese. Por në Australi kjo çështje mesa duket është zgjidhur. Një qendër tregtare në Tasmani ka implementuar një dizajn në parkingun e saj duke vendosur linja të dyfishta të bardha.