Celebrities Gossip Showbiz

“Do të shihemi…”, çfarë po paralajmëron Yll Limani këtë herë?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ka vetëm pak kohë që kur Ylli ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet  “Spliti”. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj. Ditën e sotme Ylli me anë të disa Instastory ka treguar se diçka po vjen së shpejti ama nuk dihet nëse ky paralajmërim ka të bëjë me publikimin e këtij bashkëpunimi apo ndonjë projekt tjetër nga këngëtari.

Së fundmi në Prishtinë ishte organizuar një performancë nga Ylli në një prej clubeve të  vendit me rastin e festave të flamurit. Një event, i cili u anulua për shkak të një alarmi të rremë për lëndë eksplozive në club e këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instastory, ku ka zbuluar arsyen dhe duke kërkuar falje të gjithë personave që mezi po e prisnin dhe që kishin rezervuar dhe çdo gjë u anulua pasi alarmi i rremë detyroi stafin të nxirrte jashtë të gjithë pjesëmarrësit.