Celebrities Fashion Film & Tv Gossip Showbiz S’e Kam me Ty

“Donaldi vishet yll, influencon…”/Stilistja Valteri tregon emrat e personazheve më me stil në edicionet e BBV!

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” sot ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…

Pas komentimit të veshjes së vajzave sigurisht që Enxhi u ndal edhe tek djemtë e këtij edicioni për të cilët u shpreh se e kanë zhgënjyer paksa. Por gjithashtu gjatë intervistës së bashku me Jonidën dhe Lein kanë zbuluar edhe emrat e personazheve nga edicionet e kaluara të BBV që janë veshur më bukur dhe më me stil.

Djemtë

Nga djemtë duke marrë parasysh edhe edicionin e parë edhe të dytë sigurisht që kurorën e mban Donaldi. Kristi për shembull është një stil që nuk përqafohet nga të gjithë dhe i duket i çuditshëm por në Europë është shumë mirë. Ai është tek ata personat jo vetëm të veçantë por dhe shumë stylish. Pavarësisht se këtu nuk e kuptojnë.

Donaldi vishet yll është nivel tjetër komplet. Donaldi kur vishte kostum e kombinonte me atlete, ishte një çun që pikasej edhe ti thoje sa bukur vishet. Sigurisht influencoi edhe çunat e tjerë që të ndryshonin pak edhe mentalitetin në stil. Ishte sportiv por kur vinte puna për në ‘Prime’ nuk vishej si çun lagje me xhinse dhe T-shirt. Jam e bindur që ka pasur impakt dhe ka influencuar në shoqëri. 

Vajzat

Nga vajzat tek edicioni i parë dhe tek edicioni i dytë, më shumë tek i dyti kemi Jorin që është veshur shumë mirë, kemi Kiarën që ka qenë gjithmonë e pastër, estetike dhe nuk ka bërë gabime. Kiara është e ëmbël dhe portreti i saj sikur i rri dhe i shkonte me veshjet që zgjidhte. Nuk ka bërë gabime fare.