Auto & Moto

Drejtimi i makinave gjatë fundjavave do të ndalohet?!

Vendet në Evropë po luftojnë për të përmbushur kërkesat e “agjendës së gjelbër” në mënyra të ndryshme, por disa nga propozimet janë me të vërtetë interesante. Mund të përfshijmë gjithashtu deklaratën e ministrit gjerman të transportit, Volker Wissing, i cili tha se potencialisht, qëllimi mund të arrihet përmes masave kufizuese që janë të vështira për t’u komunikuar me publikun, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit gjatë periudhave të caktuara të shtunave dhe të dielave.

Vissing i dërgoi një letër parlamentit dhe deklaroi se masat drastike janë të pashmangshme nëse ligji për klimën nuk zbatohet të paktën në fundjavë. Emetimet e gazrave të dëmshëm në Gjermani u reduktuan gjatë vitit të kaluar në nivelin më të ulët në shtatë dekadat e fundit, por synimet e vendosura ende nuk janë përmbushur në trafik.

Sipas ligjit aktual, industritë në Gjermani duhet të reduktojnë emetimet e dëmshme me 65% ndërmjet viteve 1990 dhe 2030. Prandaj, Wissing dëshiron të nisë një aksion testimi që do të siguronte që, nëse reformat e planifikuara nuk miratohen nga parlamenti deri më 15 korrik, ministria do të detyrohet të miratojë masa që përfshijnë ndalimin e diskutueshëm të ngarjes së makinës në fundjavë.

Rikujtojmë, se ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë që të mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas shifrave të INSTAT-it, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë ose 59 vetë për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë edhe se mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milion banorë, referuar të dhënave të publikuara nga Eurostat-i.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (me 78), Kroacisë (me 71), si dhe Portugalisë (me 60). Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri. Por, një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme në vitet e fundit.