Pasò Sport

Dritan Stoka: “Partizani dje ishte pa skemë, pa asnjë ide loje…”

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio.

Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre. Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”. Çdo të premte, vetëm në Top Albania Radio.

I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike në të premten sportive ishte tifozi i zjarrtë i Partizanit Dritan Stoka, i cili u shpreh për ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës me Tbilisin.

Lojtarët janë shumë të demoralizuar. Partizani dje m’u duk shumë keq. Pjesa e parë gafë pas gafe. Edhe pjesa e dytë. Shumë të papërgatitur, pa plan. Dje partizani ishte pa skemë. Nuk pashë asnjë skemë, asnjë ide loje.

Dukshëm i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga skuadra e tij e zemrës, Stoka u shpreh si më poshtë.

Kur luan mirë, luan mirë. Por kur luan keq… Unë jam realist.

Por për çfarë ka frikë Stoka?!

Do bëhet më keq kampionati. Mua më shqetësojnë trajnerët e rinj. Nuk kanë vizion fare, nuk mësojnë.