Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Duhet t’i martohej mbesa që e moshuara të realizonte fluturimin e saj të parë me avion!

Një grua e moshuar ka realizuar fluturimin e saj të parë në moshën 83-vjeçare për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së saj. Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka grumbulluar 6.7 milionë shikime. Në videon virale shihet e moshuara që niset për në aeroport. Ajo shkon në fluturim me familjen e saj e buzëqeshur.

Një ndjekës komentoi, “Shumë bekime dhe dashuri për familjen që po kujdeset kaq shumë si një fëmijë dhe i urojmë shëndet të plotë.” Një ndjekës tjetër ndau përvojën e gjyshes së tij” “Gjyshja ime gjithashtu përjetoi fluturimin e saj të parë në moshën 88-vjeçare dhe kur e pyetëm si ishte, ajo tha se ishte si anije dhe duke lavdëruar stjuardesat për të folurin e tyre të sjellshëm.” Rikujtojmë, se një person që do të fluturonte nga Sidnei në Fixhi është tronditur kur ka zbuluar se ishte i vetmi pasagjer në fluturimin “fantazmë”. Robbie Allen zbuloi detaje nga fluturimi i tij i veçantë. Ai tregoi se ishte i vetmi pasagjer në këtë fluturim.