Celebrities Fashion Live From Tirana

Duke nisur që nga stili i Kryeministrit Edi Rama e deri te mashkulli më trend-i sipas stilistit, Ardi Asllani i thotë të gjithë në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Ardi Asllani për të na folur rreth gjithçkaje që ka të bëjë me stilin, tendencat e këtij sezoni dhe jo vetëm. Kur Ardi udhëton sheh kultura të tjera në mënyrën sesi vishen. Kush vend tërheq më së shumti sa i përket veshjes sipas tij?

Vizita ime e ardhshme është në New York dhe unë nuk mendoj që New York-u është një etalion për të përcaktuar trend-e por është fiks ajo që ne po përjetojmë edhe në modë, gjithçka. E gjithë industria e modës ka kaluar në një krizë të jashtëzakonshme sa i përket shitjeve. Moda duhet të jetë tani në shërbim të njerëzve. Ne si popull po të na datosh kemi kostumografi shumë të pastër, çdo pushtues që ka ardhur te ne ka lënë gjërat e veta. Moda është mënyrë e të jetuarit. Mospasja për shumë vite krijoi vakumin që edhe për 30 vite të tjera nuk por e marrim veten por çfarë duam e marrim në garderobë. Ka njerëz që vishen mirë, ka që gabojnë shumë, ka që shkojnë drejt firmave pa kompromis dhe duke bërë këtë mund të gabosh shumë kollaj. Nëse ti ke një bluzë të caktuar më mirë ta kesh logon pas ose në etiketë sesa para bluzës. Ndonjëherë janë edhe ‘fake’ dhe këto janë mesazhe të gabuara jo vetëm për industrinë por edhe për ata që të ndjekin. Unë të garantoj që nëse shkojmë diku jashtë nëse një person shkon ta blejë Armanin nuk e blen me logon para sepse po e paguan dhe duke qenë se po e paguan pse duhet ta përcjelli si një formë marketingu të dukshëm.

Cila është sfida më e madhe në veshjen e një VIP-i duke nisur nga eksperienca e Ardit dhe cilat janë disa nga veshjet më të mira të stilistit?

Ne nuk kemi linjat tona, jemi të lokalizuar në tregun shqiptar në bashkëpunime me personazhe të njohur. Unë kam vepra të vëna në Teatrin e Operas dhe Baletit. Koleksioni që kam cuar në New York para disa vitesh ka qenë shumë i suksesshëm, është pritur shumë mirë nga publiku dhe është riprodhuar shumë mirë. Koleksioni është një punë e mirëfilltë ku ti mund ta shprehësh frymëzimin në 360 gradë ndërkohë që me një veshje ti je i cunguar sepse çdo gjë e kristalizon brenda veshjes.

Cili mendon Asllani së është mashkulli më trend-i në Shqipëri?

Kemi pasur një por ka ca kohë që është zhdukur nga ekrani, me keqardhje e them. Është Ledion Liço dhe nuk e them se e kam mik. Unë kam kohë pa e parë por nëse flasim për ekranin padiskutim Ledioni.

Po përsa i përket stilit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, çfarë komenti ka Ardi?

Është artist, njoh procedurën se si shkon drejt përzgjedhjes së veshjes. Di pse janë përdorur atletet, nuk është rasti që atletja ka qenë një zgjedhje kokfortë e Kryeministrit por ka qenë një zgjedhje shëndetësore për të. Për jetën e tij të përditshme idhujt që ka ai në fashion janë dizajner japonez ku ai i respekton dhe i reflekton më së miri në veshje, me format më orientale-fashion. Mua më pëlqen shumë, e kam shumë qejf në përzgjedhjet që bën.