Celebrities Gossip Showbiz

Dysheme e mbuluar me petale, kush e ka surprizuar kështu Beniada Nishanin?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.

Ditën e sotme Beniada feston ditëlindjen dhe mbush 32 vjeçe. E dihet se lulet dhe dhuarat për të ditën e sotme kanë qenë të shumta ama disa mjaft të veçanta. Një ndër to Beniada e ka publikuar edhe në Instastory, ku ka treguar se rruga nga shkallët e pallatit deri tek dera e shtëpisë së saj ishtee mbuluar me petale të kuqe. Bukuroshes i ka pëlqyer shumë ama nuk e dinte se kush mund të fshihej pas kësaj nëse ka qenë ndonjë fans i saj apo dikush që ajo e njeh.

Mes shumë suprizave nuk mund të mungonte ajo e mikeshës së saj, Jori Dellit, e cila e ka surprizuar në mesnatë së bashku me një tjetër mikeshë të tyre, duke shkruar në shtëpinë e saj me një buqetë me lule.