Botë e Çuditshme Love & Sex

E reja i propozon partnerit të saj me tornado në sfond!

Megjithëse tornado e fuqishme e Nebraskës është një sfond i rrezikshëm për një propozim, për përdoruesen e X, Juniper Blake, ajo u bë simbol i fuqishëm i dashurisë. Çifti u fejuan përballë tornados masive. “Unë i propozova partnerit tim sot. Ne u vendosëm në një zonë ku mund ta shihnim tornadon pasi ne të dy i duam stuhitë, kështu që doja t’i propozoja para një stuhie. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja përpara një tornadoje”,-shkroi Blake në X ku edhe ndau videon e momentit emocionues.

Videoja shpejt u bë virale dhe ka mbledhur mbi 250 mijë shikime. Mesa duket, edhe përdoruesit e kanë pëlqyer propozimin e ëmbël. “Më pëlqen se sa autentike është kjo, dua të përjetoj një dashuri si kjo”-shkroi një përdorues. “Nëse kjo do të ishte një skenë filmi, unë do të qaja”-shkroi një tjetër. Tornadot e fuqishme që përfshinë shtetin amerikan të Nebraskës së fundmi kanë dëmtuar disa shtëpi. Në të gjithë SHBA-në janë regjistruar mbi 70 tornado nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), shumica prej të cilave në Omaha.