Celebrities Sport

E turpshme, Cristiano Ronaldo fshin organet gjenitale me bluzën e ekipit kundërshtar! Ja videoja…

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo duket se humbi kontrollin dhe nuk i mbajti dot nervat gjatë një ndeshjeje miqësore që Al-Nassr humbi mbrëmë nga skuadra Al-Hilal me rezultat 2-0. Ronaldo pati shpërthimin e parë të madh gjatë ndeshjes, pasi i bërtiti me tërbim gjyqtarit dhe vazhdimisht i tha të largohej nga fusha dhe këtë ia tregoi me duar. Pas ndeshjes, lojtarët e Al-Hilal treguan respektin e tyre ndaj rivalëve të tyre duke ndërtuar një barrikadë përgjatë skajit të fushës, përmes së cilës i larguan kundërshtarët me duartrokitje.

Megjithatë, Ronaldos nuk i pëlqeu kjo mënyrë për të treguar respekt ndaj tij dhe shokëve të skuadrës dhe tundi dorën i nervozuar. Një tjetër shpërthimi i 39-vjeçarit erdhi në hyrje të tunelit kur tifozët e Al-Hilal hodhën fanellat e ekipit të tyre nga tribuna. Portugezi mori një fanellë nga dyshemeja, e futi në brekë dhe me të fshiu organet gjenitale. Të gjitha këto janë regjistruar nga tifozët kundërshtarë nëpërmjet celularëve të tyre. Kjo definitivisht është një gjest jo i përshtatshëm i një ylli botëror siç është Cristiano Ronaldo.

Rikujtojmë se që nga transferimi i tij në Lindjen e Mesme, Ronaldo ka qenë në formë të mirë para portës. Në total, ai shënoi 54 gola në 59 ndeshje, që është rikthimi i tij më i mirë në një vit kalendarik që nga viti 2017. Për Al Nassr, Ronaldo shënoi 34 gola në po aq ndeshje në Superligën Saudite. Si rezultat i rezultatit të tij mbresëlënës, Ronaldo u shpall fituesi i çmimit Maradona për golashënuesin më të mirë në Globe Soccer Awards 2023, i cili u mbajt në datën 19 janar.