Celebrities Pasò Showbiz

Edi Manushi: “Beniada është një realitet femëror ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. As dallavere, as thika pas shpine…”

“Big Brother Vip Albania” është një fenomen mediatik i cili ka thyer çdo rekord. Të gjithë flasin për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e teksa jemi shumë pranë finales së “BBV”, programi ka marrë vëmendjen maksimale të kujtdo.

Kësaj vëmendjeje nuk mund t’i shpëtonte as Ed Manushi, i cili në kuadrin e vizitave të miqve të tyre publik, edhe Edi u bë pjesë e një darke në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vizita ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe fansat nuk e humbën padyshim.

E teksa Edi i ka bërë një ofertë Beniadës prej kohësh tashmë, të cilën ajo e ka pranuar, ai na mundëson të shohim në ekranet tona një nga banoret më të dashura të këtij edicioni të parë me personazhe publike. Ndërkohë, ditën e djeshme mund të viheshin re biseda, batuta dhe shumë harmoni në raportin e dyshes, teksa sot Edi bëri një deklaratë për finalisten e “BBV”.

Gjatë episodit të sotëm të “Pasò”, komentet lidhur me vizitën e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sigurisht që nuk mund të mungonin. Ishte pikërisht kjo pjesa kur Edi u shpreh me fjalët më të ngrohta për Beniadën.

Beniada është një realitet femëror ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. As dallavere, as thika pas shpine…