Celebrities Ku ke humbur? | News

Eda Molla, velina e parë e emisionit “Fiks Fare” rikthehet në një intervistë ekskluzive pas 20 vitesh në Top Media!

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran.

E ftuara e radhës në episodin e tretë të podcast-it “Ku ke humbur” ka qenë Eda Molla. Ajo ka qenë velina e parë e emisionit “Fiks Fare” në ekranin e Top Channel, ku së bashku me Aida Bajraktarin ishin dyshja që nisën këtë rrugëtim revolucionar.

Si ndihet ajo për këtë intervistë, e cila e rikthen në Top Media?

Nostalgji gjithashtu edhe unë. Kanë qenë momente shumë të bukura. Gati të paharrueshme. Duke qenë se ishte një emision eksperimental për atë kohë, një gazetari investigative, ne vinim nga një televizion tjetër ku merrnim pjesë me një grup tjetër baleti. Na u tha që do të hapej një televizion i ri dhe nuk na pëlqeu shumë fakti që po shkëputeshim nga ai televizion ku ishim mësuarm sepse nuk e dinim se çfarë do të na priste. Bëmë një audicion me disa vajza të tjera nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës dhe u përzgjodhëm si dy velinat e para të “Fiks Fare”. Më duket sikur nuk kanë kaluar 20 vite, por vetëm sikur ishte përpara dy vitesh.

Siç edhe ajo e lartpërmendi, kanë kaluar gati 20 vite që kur në ekranin e Top Channel u mor si iniciativë krijimi i këtij emisioni, ku përveç se dy moderatorëve rëndësi të veçantë do të kishin edhe dy velinat. Si e kujton Eda atë kohë?

Po, e vërtetë është sepse ishte diçka e veçantë. Qoftë për faktin e vendodhjes ku ne do të kërcenim që ishte një tavolinë, qoftë pëe pjesën e veshjeve që ishin ekskluzive për ne. Ne ishim mësuar që në atë kohë pjesa e baletit të shkonte e të qepte rrobat nëpër rrobaqepësi. Rrobat vinin posaçërisht për ne nga Italia. Grimi e gjithçka posaçërisht për ne. Nuk është se roli jonë ishte shumë i madh sepse një pjesë e vogël kërcimi ishte, por impakti që përcolli në publik si vajza të guximshme. Deri diku sepse atëherë pësoi edhe një këngë e bujshme. Ishte mbreslënëse dhe e kujtoj me shumë nostalgji.

Si është raporti sot midis saj dhe Aidës?

Miqësia jonë vazhdon të jetë nuk mund të them po njësoj sepse prioritetet tona tashmë kanë ndryshuar. Gjithashtu edhe rrugët e jetës, por dëgjohemi shumë shpesh. Kemi kaluar një kohë shumë të bukur bashkë saqë mund të them që një ditë flinim ke shtëpia e Aidës e një ditë tek shtëpia ime për të bërë ato koreografitë, të cilat i bënim vetë. E kishim me shumë pasion.