Art & Kulturë Film & Tv Gossip

Edicioni i 96-të i Çmimeve Oscar vjen si gjithmonë ekskluzivisht në Top Channel dhe Top Albania Radio!

“Akademia e Artit dhe Shkencës së Kinematografisë”, organizata përgjegjëse për zhvillimin e ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, ndryshe njohur si “The Oscars” zhvillon edicionin e 96-të të eventit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars është një nga ngjarjet më të pritura në Hollywood, që nga shpallja e listës së plotë të nominimeve.

Edicioni i 96-të i Çmimeve Oscar vjen si gjithmonë ekskluzivisht në Top Channel dhe Top Albania Radio. Të dielën, ora 22:10 ju sjellim Live nga Hollywood mbrëmjen më të rëndësishme të filmave. Nën drejtimin e Blendi Salaj, për dy orët para ceremonisë së madhe, do të flasim me kineastë, aktorë, stilistë dhe producentë mbi filmat që garojnë për statujën e artë më të lakmuar në botën e kinematografisë. Konkurentët pretendentë për kategoritë kryesore, veshjet e tapetit të kuq të mbrëmjes dhe ceremonia më e rëndësishme e vitit analizohen në studion e Top Channel për të sjellë Hollywood më pranë publikut shqiptar. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oscar vjen në Top Channel duke nisur nga mesnata, drejtpërdrejt dhe e pandërprerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Filmi me më shumë nominime këtë vit ishte “Oppenheimer“, i cili përfshihet në listat për filmin më të mirë, regjinë me Christopher Nolan, aktorin më të mirë kryesor me Cillian Murphy dhe aktoren më të mirë dytësore me Emily Blunt, ndër të tjera.

Poor Things” vijon me 11 nominime, duke përfshirë filmin më të mirë, regjinë me Yorgos Lanthimos, aktorin dytësor me Mark Ruffalo dhe aktoren dytësore me Emma Stone.

Martin Scorsese, në Regji, kryeson listën e 10 nominimeve për “Killers of the Flower Moon”, i cili është gjithashtu i nominuar për filmin më të mirë, aktorja më e mirë kryesore me Lily Gladstone dhe aktori më i mirë në rol dytësor me Robert De Niro.

Barbie” që deri më tani ka arritur të grumbullojë shumë çmime u përfshi në tetë kategori, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë dytësor me Ryan Gosling.