Big Brother Radio Bota Celebrities Gossip Showbiz

“Egla më është dukur e ekzagjeruar, jo e çmendur…”/ Klevis Aliaj analizon “BBV3”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. I ftuar sot në “Big Brother Radio” Klevis Aliaj analizoi dhe komentoi situatat dhe banorët e “BBV3”.

Komunikimin e kanë të dobët, nuk dëgjojnë. Janë shumë të zhurmshëm, nuk e dinë se për çfarë zihen.

Lidhur me Eglën, një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni, ai tha:

Më erdhi keq se nuk e dija që Egla do të linte shtëpinë përfundimisht. Nuk e doja që ta linte ajo. Unë e shoh ashtu si ajo ka deklaruar që në fillim, ka 7 personalitete që vetëm një aktor di ti përdorë si ajo. Kur analizoj veprimet e saj mendoj që nuk ka mundësi një njeri të jetë kështu. E kam gjykuar analizën që i është bërë lidhur me shëndetin mendor. Ka patur disa momente që Egla më është dukur e ekzagjeruar, jo e çmendur… Momenti i datëlindjes më ka ardhur shumë keq. Sado batuta, zënka… në atë presionin që ka të Dhoma e Bardhë, nuk mundet dhe ajo u duk që ishte goxha e prekur në atë mosreagimin e dy banorëve të tjerë që e bën këtë gjë.

Sa i përket finales, Klevis u shpreh se sheh Ilnisën, Eglën, Romeon dhe Julin, me një përballje finale Romeon me Eglën, me këtë të fundit fituese.