Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

Einxhel Shkira për çiftin Heidi-Romeo: “Nuk mendoj që është një ndjenjë aq sublime sa mund të superojë ambiciet e tyre individuale”!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” vjen këtë mbrëmje me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepani, ku e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Si e komenton ajo marrëdhënien midis Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit të krijuar brenda shtëpisë së BBV?

Për hir të së vërtetës unë mendoj, nga ana e strategjisë nëse e shikoj si një lojtare ose nëse do të isha një lojtare aty brenda, mendoj që zgjedhja e tyre për tu lidhur kaq shpejt ishte e gabuar, sepse e konsumon diçka që ti mund të shesësh aty brenda. Edhe ndoshta nëse ato janë aq lojtarë të fortë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, do i duhej një gjë e re për ta mbajtur atë sistemin diellor tek vetja. Dyshoj që është kjo, sepse Heidi pastaj nëse është një aktore aq e mirë, aq e shkëlqyer sa të preket aq shumë nga kjo gjëja pastaj edhe Romeo që qan non-stop, vetëm nëse janë për çmim Oscar që po qajnë kaq shumë për këtë situatën dhe të jetë e stisur. Do të humbin pikë ata për veten e vet nëse do të kuptohej që kjo gjëja është bërë sa për lojë. 

Më tej, ajo shtoi:

Unë mendoj që nëse kjo ndjenjë që në fillim do të ishte reale, pra unë kam njëpikëpyetje që në fillimin e kësaj gjësë, mendoj që ka një pëlqim dhe e kanë xhan njëri-tjetrin. Por nuk mendoj që është një ndjenjë aq sublime sa mund të superojë ambiciet e tyre individuale.

Ju rikujtojmë se, banorët dhe opinionistët e këtij edicioni janë shprehur se gjithmonë vajzat, të cilat kanë krijuar raporte me djemtë brenda shtëpisë, në një farë forme kanë luajtur lojën e partnerit. Pra, nuk kanë pasur strategjinë e tyre në BBV. Einxhel Shkira nga ana tjetër ka treguar se gjithmonë ka qenë e pavarur në lojën e saj edhe pse ka qenë në një marrëdhënie romantike me DJ Dagz, duke u bërë një personazh mjaft dominues në shtëpi dhe duke krijuar situatat e saj individuale. Ja si është shprehur ajo për këtë deklaratë.