Health & Beauty Lifestyle

Eksperienca me të vjellat gjatë shtatzënisë mund të bëhet edhe më e frikshme nëse i besoni këtyre miteve!

Shtatzënia padyshim që për çdo grua është një periudhë e mrekullueshme, por edhe shumë sfiduese dhe të vjellat në mëngjes, mund të jenë një ndër aspektet më të pakëndshme të saj. E dimë që kjo gjë mund të jetë e bezdisshme, por një studim ka treguar se hormonet që shktatojnë të vjella në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit të njeriut. Ndërkaq, eksperienca me të vjellat mund të bëhet edhe më e frikshme nëse i besoni këtyre miteve.

1.Ndodh vetëm në mëngjes

Të vjellat mund t’ju përfshijnë në çdo pjesë të ditës, disa gra më shpesh gjatë pasdites.

2.Mund të lëndojë beben

Fatmirësisht të vjellat e mëngjesit nuk e dëmtojnë beben. Kjo ndjenjë e keqe mund t’ju ndihmojë që të jeni të kujdesshme me rastin e zgjedhjes së ushqimit dhe t’ia lehtësoni vetes që t’i shmangni gjërat të cilat kanë aroma të fuqishme apo ju duken të dyshimta.

3.Nuk zgjat shumë

Te shumica e grave, të vjellat e mëngjesit fillojnë të shfaqen në fillim të tremujorit të dytë apo rreth javës së 12-të. Megjithatë, një numër i madh grash kalon nëpër këtë fenomen edhe gjatë tërë shtatzënisë. Mirëpo nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Edhe pse janë të mundimshme dhe të tmerrshme, të vjellat e mëngjesit gjatë shtatzënisë janë tipike për shumicën e grave.