Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Elton Tozaj i zhgënjyer nga rihyrja e Liamit: “U bë personazh nga fatkeqësia…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother” Elton Tozaj. Si e komenton Tozaj qetësinë e disa prej banorëve të “BBV” pas daljes së Eglës nga shtëpia? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, si e komenton Tozaj hyrjen e banorit të ri dhe misionin e Heidit që duhet të shtiret sikur është vëllai i saj?

Uroj që banori i ri ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi që i është dhënë nga “BBV”. Ai ka të gjithë fokusin e mundshëm për 3 ditë rresht dhe nëse di ta luajë mirë do të fitojë shumë pikë. Gëzimi i Romeos pastaj që po takonte kunatin ishte spektakolare. Nuk kam pushuar së qeshuri nga kjo situatë.

Hyrja e Liamit?

Është një zhgënjim shumë i madh hyrja e tij sepse Liami u bë personazh me 6 orë qëndrim. Ai u bë personazh nga fatkeqësia dhe nuk po bën asgjë. Unë në vend të tij do të luaja shumë. Njerëzit donin shumë që ai të rihynte, njësoj si me Jetmirin i cili është faktor në shtëpi. Graciano është prapë një zhgënjim, nuk më transmeton asgjë dhe nuk e di pse.

Më pranë finales kë sheh?

Për mua fituesi është Ledion Liço. (qesh) Isha skeptik në fillim sepse njerëzit ishin mësuar ndryshe. Finalistë shikoj Eglën, Meritonin, Romeon, Heidin dhe Jul Dedën. Do të doja të ishte Erjola por ka rënë nën hijen e Julit. Është luftarake, do të doja të luftonte e vetme sepse do të shkonte edhe shumë më larg.

Hyrja e prindërve të Romeos dhe reagimi i Heidit, si e komenton Eltoni?

Me dy njerëz të panjohur është normale, çfarë të bënte, të merrte tabakan e të bënte kafe turke.(qesh) Ata janë prindërit e tij dhe Heidi duhet të ruante etikën.

Dasma mes Heidit dhe Romeos?

Ishte mort jo dasëm. Romeo aty brenda është më i sinqerti, ka vënë në punë të gjitha emocionet dhe më vjen keq sepse nuk e ka kuptuar si funksionon loja, aty duhet të jesh i ftohtë. Romeo qan për të gjithë, nuk ka gjë më të bukur të qaj një burrë por nuk mund të egzagjerohet, ka një masë. Romeo është i dashuruar, lexohet. Jo se Heidi nuk është por Romeo është më emocional dhe e shpreh më shumë. Prisja që në dasëm të gëzohej Heidi më shumë por jo.(qesh) Falë Vin Gonxhit ajo dasëm ishte një zjarr, kam kërcyer gjithë kohës në makinë.