Celebrities Gossip Showbiz

Elvana Gjata feston suksesin e radhës në muzikë!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.

Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar.

Këtë vit, karriera e Elvanës kulmoi me një koncert madhështor në stadiumin “Air Albania”, i cili rezultoi padiskutim një sukses i jashtëzakonshëm. Artistja feston një tjetër sukses dhe përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Instagram, Elvana ka treguar se është bërë pjesë e “One Billion Club”, pra këngëtarja numëron plot një bilion klikime në kanalin e saj të Youtube.

Një bilion klikime, një bilion falenderime. Gëzuar për shumë të tjera që do vijnë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Dhurata ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj dhe mes pyetjeve të ndryshme, këngëtarja u është përgjgjur disa prej tyre. Një prej ndjekësve e ka pyetur në lidhje me mendimin e saj për këngëtaren Elvana Gjata, me të cilën Dhurata ka një shoqëri ë mirë dhe dy bashkëpunime muzikore.