Botë e Çuditshme

Emocionet e fituesit të lotarisë bëjnë që të harrojë çmimin në dyqan!

Një burrë nga Iowa e SHBA-ve ishte aq i emocionuar për çmimin prej 500 mijë dollarëve që e kishte fituar nga një biletë lotarie, saqë e la aksidentalisht çmimin në dyqan. Kevin Frey “u pushtua” nga emocionet kur mori vesh se e kishte fituar çmimin kryesor.

Unë po dridhesha shumë. Isha aq i emocionuar dhe i tronditur sa lashë biletën brenda dyqanit dhe dola te makina e fillova t’i telefonoja të gjithëve, gruas sime dhe të gjithë të tjerëve.

Frey e kuptoi se nuk e kishte biletën vetëm kur djali i tij i kërkoi të dërgonte një foto të saj.

“Më pas e kuptova, nuk e kam! Është në dyqan. Fatmirësisht, unë isha ende në parkingun e dyqanit dhe vrapova përsëri brenda dhe i kërkova punonjëses biletën”,-shpjegoi Frey. Bëhet e ditur se paratë e fituara amerikani do t’i shpenzojë gjatë pensionimit të tij.