Botë e Çuditshme

Fiton dy çmime të mëdha lotarie në dy javë nga e njëjta lojë, ju prezantojmë me Jennifer Minton!

Një grua nga Virxhinia fitoi një çmim të parë prej 912,936 dollarësh nga një lojë lotarie në internet, vetëm një javë pasi fitoi 50,000 dollarë nga e njëjta lojë. Jennifer Minton u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se po përdorte telefonin e saj për të luajtur lojën në internet Safari Quest ndërsa ishte ulur pranë një kampi zjarri kur vuri re se çmimi i parë ishte rivendosur.

“Dang, dikush sapo goditi. Ata janë shumë me fat,”- kujton Minton duke menduar. Gruaja e kuptoi pak çaste më vonë se ajo ishte fituesja me fat e xhekpotit prej 912,936 dollarësh. “Jam në shok,”-tha fituesja. “Akoma nuk e besoj!” Rikujtojmë, se shteti i Kalifornisë ka miliarderin më të ri në Shtetet e Bashkuara dhe kjo falë një bilete lotarie të Power Ball. Sipas mediave amerikane, fituesi i Jackpot është vetëm një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Fituesi ka rrëmbyer në këtë mënyrë jackpotin e dytë më të madh në historinë e kësaj lotarie.

Ai ka mundësinë që të tërheqë të gjithë shumën e plotë për 30 vite ose të marrë 774 milionë dollarë përnjëherë në dorë. Ndërkaq, një burrë nga Michigani fitoi lotarinë e tij të dytë të madhe nga loja shtetërore e lotarisë Club Keno The Jack, duke vendosur kështu një rekord të ri. Dan Housler, një 62 vjeçar nga Portage, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ai është një lojtar i shpeshtë i Club Keno The Jack.