Back to the Beginning Celebrities Gossip Showbiz

Endrik Beba kujton hapat e parë në muzikë: E nisëm nga 0, këndonim në një garazh…

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh.

Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe.

I ftuar në “Back to the Beginning”, artisti Endrik Beba si dhe ish-banor i “BBV3” kujton hapat e tij të parë në muzikë, flet për eksperiencën në Big Brother dhe përshkruan eksperiencën e prindërimit.

Në fillimet e mia, vetëm një herë kam kënduar në publik në fillore. Më pas karaoket kanë qenë gjëja që kaloja mbrëmjet… Pas karaokeve, mendova që muzika do ishte një nga pasionet që duhet të ndiqja. Krijova një bandë me miqtë e mi amatorë. Filluam nga 0 në një garazh ku bënim muzikë. Ne po prisnim një ditë që të vinte orari jonë. Nuk po më pëlqente mënyra si djemtë e grupit “Lynx” po këndonin dhe më thotë kitaristi hajde këndoje ti. E këndova unë dhe po rrija shumë arrogant. Më pyesin djemtë e grupit “Lynx” për grupet e preferuara dhe më pas më thanë të isha pjesë e tyre… Kur jam ndarë nga grupi “Lynx” në vitin 2014, fillova të punoj në një televizion privat si moderator… Më pas erdhi në jetë im bir Liam. Me muzikë nuk po merresha më.