Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti prindër për herë të parë, zbulojnë gjininë e bebit në mënyrën më të veçantë!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaron me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, kanë zbuluar gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”. Çifti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, ku mes rreshtave Genci këndon:

Ne nuk jemi çift, ne jemi familje.

Fundi i videos shfaq momentin e ‘gender reveal’ ku ata shfaqen duke plasur një tullumbace të zezë dhe shfaqen letrat ngjyrë rozë. Eni Koçi është në pritje të një vajze. Këtë lajm të lumtur e ka ndarë edhe motra e saj, këngëtarja Greta Koçi teksa shkruan:

Unë do bëhem teze.

Ndërkaq, edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, Gencin.