Celebrities Gossip Showbiz

Postimin më të ëmbël për sot na ‘e dhuroi’ Eni Koçi!

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Krahas çifti na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.

Postimet e tyre lidhur me përditshmërinë nuk janë të pakta e sidomos nga ana e këngëtares, e cila nuk na i kursen aspak edhe pse jo aktive në tregun muzikor. Ashtu si ka ndarë dhe pak më parë me ndjekësit një Instastory ku tregon vogëlushen e saj duke e larë vaskë dhe ky padyshim ishte postimi më i ëmbël për ditën e sotme.

Projekti i fundit i artistes ishte në bashkëpunim me partnerin e saj dhe 1 vit më pas, tanimë edhe si një mama, Eni ka paralajmëruar se ka gati këngën e saj më të re. Në një bisedë online me ndjekësit e saj kur është pyetur se kur do të sjellë një projekt të ri, bukuroshja është përgjigjur:

Projekti i ri është gati thjesht ka mbetur të vendosim datën e publikimit.