Celebrities Pasò Sport

Erjon Bogdani: “Ishte një tragjedi e madhe për të gjithë Italinë dje…”

I ftuar ditën e sotme në “Pasò” sportive në një lidhje telefonike ishte golashënuesi Erjon Bogdani. Në një intervistë shumë speciale sot në Top Albania Radio ai u shpreh për gjithçka rreth futbollit. Por si e përjetoi ai eleminimin e Italisë?!

Ishte një tragjedi e madhe për të gjithë Italinë dje. Megjithatë, për mendimin tim ishte e vështirë që Italia të mund të luante në Botëror. Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një ndeshje ku asnjë nuk e priti sidomos për Italinë ku shumë media e përjetuan si tragjedi.

Erjon Bogdani bëri një analizë të thellë të të gjithë rrugëtimit të Italisë, historikut, humorit të lojtarëve dhe gjithçka tjetër. Pavarësisht humbjes së djeshme, Bogdani u shpreh se Italia e meritoi fitoren e Kampionatit Europian.

Edhe pse Europiani ishte pak më i lehtë. E meritoi ta fitonte Europianin.

Bogdani vazhdoi më tej duke theksuar se rezultati i djeshëm nuk pritej për shkak të kundërshtarit që kishte, Maqedonisë.

Ishte diçka që asnjeri nuk e priste.

Një intervistë shumë speciale padiskutim, ku Erjon Bogdani bëri një analizë të thellë dhe të detajuar të të gjithë lojës së Italisë, e deri në rezultatin e djeshëm me humbjen ndaj Maqedonisë. Mos harroni të na ndiqni çdo të premte në “Pasò” sportive, ku gjithnjë flitet për sporte të ndryshme më në thelb futbollin.