Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.
Ditën e sotme Beniada ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe modelja u është përgjigjur disa prej tyre. Beniada ka ndjekës dhe fansa shqiptarë, por edhe italian dhe për shkak të angazhimeve me projekte në Shqipëri, ku dhe tashmë prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar, në videot e saj modelja flet shqip. Të shumtë janë ndjekësit italian, të cilët për shkak se nuk dinë gjuhën shqipe nuk e kuptojnë Beniadën në videot e saj, por së fundmi modelja ka një përgjigje për këtë.
Beniada, ne italianët që të ndjekim si mund të kuptojmë çfarë po thua?
Beniada: Atëherë do të përgjigjem në mënyrë shumë të thjeshtë. Do të mësoni gjuhën shqipe edhe ju, nëse dëshironi që të më kuptoni. Jo, duke lënë shakatë. Pse jo, të thoni ‘mirëmbrëma, mirëmëngjes’, të mësosh gjuhë të reja nuk bën kurrë keq…
Së fundmi vetë modelja tregoi më shumë rreth projektit për të cilin tha se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëroi se teksti nuk ka lidhje me jetën e saj private. Beniada theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.