Celebrities Gossip Showbiz

Fansat të shqetësuar për Britney Spears, Policia vjen me një deklaratë!

Së fundmi fansat e yllit të muzikës pop Britney Spears kanë qenë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të këngëtares. Ata i kanë kërkuar Policisë të dhëna nëse ajo është mirë. Së fundmi departamenti i Policisë ka konfirmuar se Britney është shumë mirë me shëndet dhe se fansat nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar pasi ajo nuk ndodhet në rrezik.

Oficeri nuk bëri të ditur se sa telefonata morën dhe tha se nuk do të tregonin nëse kishin kontakte të drejtpërdrejta me Spears, apo se si e kishin mësuar se ajo ishte mirë.

Është thjesht një çështje e privatësisë për banorët në qarkun tonë. Është një çështje besimi publik. Ne thjesht nuk i zbulojmë ato lloj gjërash. Nuk është krim.

Spears e ka fshirë Instagramin e saj disa herë gjatë viteve të fundit dhe megjithëse arsyeja e shkëputjes së saj të fundit është e paqartë, sipas “Page Six” asaj thjesht i pëlqen të shkëputet nga mediat sociale herë pas here. Rikujtojmë, se Britney nuk ndalon kurrë së surprizuari dhe tani ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e saj në River Red. Ikona e popit, 41-vjeçe, postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram përpara se të ndryshonte emrin e saj.