Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Faton Shoshi sqaron ekskluzivisht për TAR gjithçka për lidhjen e Ledrit dhe Sarës ku nuk lë pa përmendur Dafinën!

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Faton Shoshi. Kujtojmë se ai ka qenë menaxher i Ledrit për vite me radhë dhe më pas i dhanë fund bashkëpunimit, ndonëse mbetën miq. Në tetor të vitit 2023, në një intervistë konfirmoi se ka marrë sërish Ledrin në menaxhim.

Është diskutuar në rrjet dhe në media sociale dhe kanë dalë shumë zëra që qarkullojnë se ndarja e përfolur mes Ledrit dhe Sarës është një “vepër” e krijuar prej tij.

Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…

Përkundrazi nuk e dinë që unë me Dafinën e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në showbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot.  Plus edhe diçka tjetër. I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë.