Celebrities Gossip Showbiz

Fero i kërkon një mundësi të dytë, por Arbenita Ismajli duket se nuk po e merr seriozisht!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Arbenita vijon të tërheqë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale. Modelja  ka postuar një video në “Instastory”, ku shfaqet një djalë duke qeshur dhe bashkangjitur shkruhet:

Le të kthehemi bashkë, kam ndryshuar.

Përmes kësaj meme, Arbenita ka lënë të nënkuptohet se Fero në një farë mënyre i ka kërkuar të kthehen bashkë se ka ndryshuar por mesa duket kjo video tregon reagimin e modeles dhe është qesharake.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën sipas fansave, modelja shfaqet e përlotur. Në foton e publikuar në “Instastory”, Arbenita shihet me një fytyrë pa makijazh ndërkohë që pas publikimit të fotos, një pjesë e mirë e ndjekësve i kanë dërguar mesazhe Arbenitës duke e pyetur për arsyen se pse ishte duke qarë.