Celebrities Gossip Showbiz

Pas shumë dramave në jetën e tij, Fero tregon gjendjen e tij emocionale!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Tashmë Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe gati për të nënshkruar letrat e divorcit. Ama Fero ka bërë disa postime lidhur me një vendim gjykate për kujdestarinë e vajzës së tyre. Vendimin e gjykatës, që e lejon ta shoh vajzën e tij vetëm tri orë në javë Fero e ka quajtur të padrejtë. Pas gjithë kësaj dhe fjalëve në rrjete sociale mes tij dhe Arbenitës, së fundmi Fero ka shpërndarë një shprehje, ku ka treguar se si ndjehet:

Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra

 

Së fundmi Fero ka habitur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se ai i ka kërkuar publikisht falje gruas së tij. Ai gjithashtu i ka kërkuar që ajo të rikthehet tek ai pasi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk është më ai i pari.