Celebrities Gossip Showbiz

Feston sot ditëlindjen, Dj Dagz poston foton e veçantë me djalin e tij!

Dj Dagz dhe Dj Pm janë dy nga ish-banorët e “Big Brother Vip 1” dhe dy nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tyre muzikore por edhe për historitë e dashurisë që u krijuan brenda shtëpisë së “BBV1” dhe që vazhdojnë më mirë se kurrë edhe jashtë.

Ditën e sotme Dj Dagz feston ditëlindjen dhe mbush 37 vjeç. Ama këtë vit ditëlindja e ka gjetur ndryshe, pasi këtë vit Dagz është prind dhe është babai i një djali, me të cilin ka ndarë edhe një foto tejet të lezetshme. Trevi i vogël shihet pranë mjeteve të Dj-t, profesionit të të atit. Dagz shkruan se çdo urim që ka marrë sot ia përcjell të birit, e madje shton se Trev e ka në vena profesionin e ‘Dj’.

31. Cdo urim per ditlindje time ta percjell ty Trev. Të paca cdo ditlindje te jetes tem afer i lumtur e shendetshem kjo eshte gjithcka qe dua per cdo dit te jetes time

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbër Gumnishta (@dj_dagz)

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Brenda shtëpisë së “BBV1”, Einxhel dhe Beniada ishin mikesha shumë të mira, por pas daljes marrëdhënia e tyre u prish dhe nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën. Gjithmonë të dyja vajzat janë pyetur lidhur me këtë temë dhe janë përgjigjur se nuk ka pasur një konfikt vetëm ngelje hatri. Ama duket se pas 1 viti vajzat janë pajtuar dhe janë rikthyer në shoqe të mira, kjo për shkak të një postimi në Instastory nga ana e Einxhel, ku ka postuar dhuratën që Beniada i ka bërë djalit të saj.