Bota Botë e Çuditshme

Flet pacienti i parë në botë që mori një trajtim kundër kancerit të trurit!

Një vit pasi iu nënshtrua një trajtimi të parë në botë për glioblastomën, mjeku australian Richard Scolyer është shëruar plotësisht nga kanceri. Terapia eksperimentale e patologut bazohet në kërkimin e tij pionier mbi melanomën. Nëntipi i glioblastomës i Prof Scolyer është kaq agresiv, shumica e pacientëve mbijetojnë më pak se një vit. Por së fundmi 57-vjeçari njoftoi se skanimi i tij i fundit MRI nuk kishte treguar asnjë përsëritje të tumorit. Ai tha për BBC se”

Për të qenë i sinqertë, isha më nervoz se sa kam qenë për çdo skanim të mëparshëm. Unë jam thjesht i emocionuar dhe i kënaqu, nuk mund të jem më i lumtur se kaq. 

Scolyer këtë vit u emërua “Australiani i Vitit” së bashku me kolegen dhe mikeshën e tij Georgina Long, në njohje të punës së tyre që ua ndryshon jetën mbi melanomën. Hulumtimi i çiftit mbi imunoterapinë, i cili përdor sistemin imunitar të trupit për të sulmuar qelizat e kancerit, ka përmirësuar në mënyrë dramatike rezultatet për pacientët me melanoma të avancuara në nivel global.

Është ai hulumtim që Prof Long, së bashku me një ekip mjekësh, po përdor për të trajtuar Prof Scolyer me shpresën për të gjetur një kurë edhe për kancerin e tij. Në melanomën, Prof Long dhe ekipi i tij zbuluan se imunoterapia funksionon më mirë kur përdoret një kombinim i barnave dhe kur ato administrohen para çdo operacioni për të hequr një tumor.

Scolyer vitin e kaluar u bë pacienti i parë i kancerit të trurit që mori imunoterapi të kombinuar, para operacionit. Ai është gjithashtu i pari që i është administruar një vaksinë e personalizuar për karakteristikat e tumorit të tij, e cila rrit fuqinë e ilaçeve për zbulimin e kancerit. Pas disa muajsh të vështirë trajtimi në fillim të vitit të kaluar duke u marrë me krizat epileptike, problemet e mëlçisë dhe pneumoninë, Prof Scolyer thotë se po ndihet më i shëndetshëm.

Unë jam më mirë se çmund të ndihet një i ri. Sigurisht që nuk do të thotë se kanceri im i trurit është shëruar… por është thjesht mirë të dish që nuk është kthyer ende, kështu që kam akoma edhe pak kohë për të shijuar jetën time me gruan time Katie dhe tre fëmijët e mrekullueshëm.